Montimi
Jini të kujdesshëm të mos e ngrini mbulesën e pasme të pajisjes aksidentalisht kur hiqni
mbulesën për foletë e kartës SIM mikro dhe të kartës së kujtesës. Mbulesa e pasme nuk duhet
të hiqet në asnjë rrethanë.
Mos ngatërroni folenë e kartës SIM mikro me folenë e kartës së kujtesës. Futja e një karte në
folenë e gabuar mund të dëmtojë si kartën, ashtu edhe pajisjen.
7
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të futur kartën SIM mikro
1
Hiqni mbulesën për foletë e kartës SIM mikro dhe kartës së kujtesës.
2
Me kontakte me ngjyrë ari të drejtuara poshtë, futni kartën SIM mikro në folenë e
kartës SIM mikro.
3
Rivendoseni mbulesën.
Për të futur kartën e kujtesës
1
Hiqeni mbulesën për foletë e kartës SIM mikro dhe kartës së kujtesës.
2
Me kontaktet me ngjyrë ari të drejtuara poshtë, futni kartën e kujtesës në folenë e
kartës së kujtesës, pastaj ri-bashkoni mbulesën.
Për të hequr një kartë SIM mikro
1
Hiqni mbulesën për foletë e kartës SIM mikro dhe kartës së kujtesës.
2
Shtypni kartën SIM përkatëse mikro në brendësi dhe më pas lëshojeni shpejt.
3
Rivendoseni mbulesën.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikeni pajisjen dhe hiqeni mbulesën për foletë e kartës së kujtesës dhe të kartës
SIM mikro .
2
Shtypeni brenda kartën e kujtesës dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.
3
Rivendoseni mbulesën.
Mund ta hiqni po ashtu kartën e kujtesës pa e fikur pajisjen në hapin 1. Për të përdorur këtë
metodë, në fillim duhet të çmontoni kartën e kujtesës nën
Cilësimet > Arkivi > Çmonto kartën
SD dhe më pas të ndiqni pjesën tjetër të udhëzimeve më sipër.
8
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.