Sony Xperia M2 Aqua - Nisja e pajisjes tuaj për herë të parë

background image

Nisja e pajisjes tuaj për herë të parë

Herën e parë që nisni pajisjen tuaj, hapet një udhëzues i konfigurimit për t'ju ndihmuar të

konfiguroni cilësimet themelore, të hyni në llogaritë në linjë dhe të personalizoni pajisjen

tuaj. Për shembull, nëse keni një llogari të Sony Entertainment Network, mund të hyni tek

ajo këtu dhe të realizoni menjëherë konfigurimin.

Në udhëzuesin e konfigurimit mund të qaseni edhe më vonë nga menyja e Cilësimeve.

Për të ndezur pajisjen

1

Shtypni dhe mbani të ulur tastin e energjisë derisa pajisja të dridhet.

2

Futni kodin PIN të kartës tuaj SIM kur kërkohet, pastaj trokitni lehtë mbi

.

3

Prisni pak çaste që të niset pajisja.

Për ta fikur pajisjen

1

Shtypni dhe mbani tastin e energjisë derisa të hapet menyja e opsioneve.

2

Në menynë e opsioneve, takoni

Fikja.

3

Takoni

OK.

Pajisjes mund t'i duhet pak kohë për t'u fikur.