Për çfarë më duhet një llogari Google™?
Pajisja juaj Xperia™ nga Sony funksionion në platformën Android™ të zhvilluar nga
Google™. Kur e bleni pajisjen tuaj, në të janë të disponueshme një gamë aplikacionesh
dhe shërbimesh të Google™, për shembull, aplikacioni Gmail™, Google Maps™,
YouTube™ dhe Play Store™, që ju jep mundësinë e hyrjes në dyqanin në Internet të
Google Play™ për shkarkimin e aplikacioneve Android™. Për të përfituar sa më shumë
nga këto shërbime, ju duhet një llogari Google™. Për shembull, një llogari Google™
është e domosdoshme nëse dëshironi:
•
Të shkarkoni dhe të instaloni aplikacione nga Google Play™.
•
Të sinkronizoni postën elektronike, kontaktet dhe kalendarin duke përdorur Gmail™.
•
Të bisedoni me miq duke përdorur aplikacionin Hangouts™.
9
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
•
Sinkronizoni historinë e shfletimit dhe faqeshënuesit tuaj duke përdorur shfletuesin e
Internetit Google Chrome™.
•
Identifikoni vetveten si përdorues i autorizuar pas një riparimi të softuerit duke përdorur
Xperia™ Companion.
•
Gjeni, kyçni ose pastroni nga larg një pajisje të humbur ose të vjedhur duke përdorur
shërbimet my Xperia™ ose Menaxheri i Pajisjes Android™.
Për më shumë informacion rreth Android™ dhe Google™, shkoni te
http://support.google.com
.
Eshtë vendimtare që të mbani mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të llogarisë
Google™. Në disa raste, mund të duhet të identifikoni vetveten për arsye të sigurisë duke
përdorur llogarinë tuaj Google™. Nëse nuk arrini të jepni emrin e përdoruesit dhe fjalëkaliin tuaj
Google™ në raste të tilla, pajisja juaj është kyçur. Gjithashtu, nëse keni më shumë se një llogari
Google™, sigurohuni të futni hollësitë për llogarinë përkatëse.
Për të konfiguruar një llogari në Google™ në pajisjen tuaj
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Llogaritë > Shto llogarinë > Google.
3
Ndiqni udhëzorin e regjistrimit për të krijuar një llogari në Google™ ose futuni nëse
tashmë keni një llogari.
Gjithashtu mund të futeni ose të krijoni një llogari Google™ nga udhëzori i konfigurimit herën e
parë që ndizni pajisjen tuaj. Ose mund të shkoni në linjë dhe të krijoni një llogari në
www.google.com/accounts
.