Përzgjedhja e rrjeteve celulare
Pajisja juaj ndërron automatikisht rrjetet celulare në varësi të rrjeteve celulare të
disponueshme aty ku ndodheni ju. Gjithashtu mund të cilësoni manualisht pajisjen tuaj të
përdorë një regjim të caktuar të rrjetit celular, për shembull, LTE, WCDMA ose GSM.
Në shiritin e statusit afishohen ikona të ndryshme të statusit në varësi të tipit ose regjimit
të rrjetit me të cilin jeni lidhur. Referojuni
Ikonat e gjendjes
në faqen 25 për të parë se si
duken ikonat e ndryshme të statusit.
Për të përzgjedhur regjimin e rrjetit
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi
Lloji i preferuar i rrjetit, pastaj përzgjidhni një regjim të rrjetit.
Për të përzgjedhur me dorë një rrjet tjetër
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare >
Operatorët e rrjetit.
3
Trokitni lehtë mbi
Mënyra e kërkimit, pastaj përzgjidhni Me dorë.
4
Përzgjidhni një rrjet.
Nëse e përzgjidhni me dorë rrjetin, pajisja nuk do të kërkojë rrjete të tjera edhe nëse lëvizni
jashtë rrezes së mbulimit të rrjetit të përzgjedhur me dorë.
Për të aktivizuar përzgjedhjen automatike të rrjeteve
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare >
Operatorët e rrjetit.
3
Trokitni lehtë mbi
Mënyra e kërkimit, pastaj përzgjidhni Automatik.