Cilësimet e përgjithshme të kamerës
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të regjimit të fotografimit
Automatike superiore
Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur cilësdo skenë.
Me dorë
Rregulloni manualisht cilësimet e kamerës.
Efekti AR
Bëni foto ose video me skena dhe karaktere virtuale.
Efekti i figurës
Zbatoni efektet te fotot ose videot.
Timeshift burst
Gjeni foton më të mirë nga një burst imazhesh.
Lëvizja panoramike
Nxirrni foto panoramike dhe me kënd të gjerë.
Retushi i portretit
Nxirrni foto me stile portretesh në kohë reale.
89
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Optimizimi automatik
Regjimi i optimizimit automatik zbulon kushtet në të cilat po fotografoni dhe rregullon
automatikisht cilësimet për të siguruar që të nxirrni foton më të mirë të mundshme.
Regjimi me dorë
Përdorni regjimin me dorë kur dëshironi të rregulloni me dorë cilësimet e kamerës për
bërjen e fotove dhe videove.
Efekti AR
Mund të përdorni efektet AR (realiteti i shtuar) në fotot ose videot tuaja dhe t'i bëni ato
më argëtuese. Kur përdorni kamerën, ky cilësim ju lejon të integroni skenda 3D në fotot
ose videot tuaja. Thjesht përzgjedhi skenën që dëshironi dhe rregulloni pozicionin e saj në
pamor.
Efekti i figurës
Mund të zbatoni efekte të ndryshme në fotot tuaja. Për shembull, mund të shtoni një
efekt Nostalgjik për t'i bërë fotot të duken më të vjetra ose një efekt Skicë për një imazh
më argëtues.
Sweep Panorama
Mund të bëni foto me kënd të gjërë dhe panoramike nga drejtimi horizontal ose vertikal
me një lëvizje të thjeshtë shtyp-dhe-rrëshqit.
Për të bërë një foto panoramike
1
Aktivizoni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .
3
Për të përzgjedhur një drejtim regjistrimit, trokitni lehtë mbi
.
4
Shtypni tastin e kamerës dhe lëvizni kamerën ngadalë dhe qëndrueshëm në
drejtim të lëvizjes së treguar në ekran.
Timeshift burst
Kamera nxjerr një burst me 31 foto në një dritare prej dy sekondash - një sekondë para
dhe pasi të shtypni tastin e kamerës. Kështu që mund të ktheheni dhe të gjeni imazhin e
përsosur.
Për të përdorur shpërthimin e kalimit të kohës
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .
3
Për të bërë fotot, shtypeni tastin e kamerës plotësisht dhe pastaj lëshojeni atë.
Fotot e bëra shfaqen në shikimin e miniaturës.
4
Lëvizni përmes fotove të miniaturës dhe përzgjidhni foton që dëshironi të ruani,
pastaj trokisni .
Retushi i portretit
Mund të përdorni tiparin Retushi i portretit për të zbatuar efektet e retushit në fotot
portret gjatë kohës që i bëni, që të arrini rezultatet më të mira. Mund të përdorni edhe
cilësimin e
Rrezja magjike për të ndriçuar dhe lëmuar lëkurën e subjektit gjatë shtimit të
një modeli projektori për sytë.
90
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të përdorur tiparin e retushit të portretit
1
Aktivizoni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi .
3
Për të afishuar përzgjedhësin e stilit, rrëshqitni shpejt lart në ekran, pastaj
përzgjidhni një stil portreti për fotot tuaja.
4
Për të fshehur përzgjedhësin e stilit, trokitni lehtë mbi ekran ose rrëshqitni shpejt
poshtë.
5
Për të afishuar përzgjedhësin e kornizës, rrëshqitni shpejt në të majtë, pastaj
përzgjidhni një kornizë dekorative.
6
Për të fshehur përzgjedhësin e kornizës, trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës ose
rrëshqitni shpejt në të djathtë.
Për të përdorur tiparin e Magic beam
1
Aktivizoni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi .
3
Për të aktivizuar tiparin e Magic beam, trokitni lehtë mbi , pastaj zvarriteni
rrëshqitësin pranë
Rrezja magjike në të djathtë.
4
Për të zbatuar efektin e projektorit brenda syrit, përzgjidhni një model të përshtatur.
Shkarkimi i aplikacioneve të kamerës
Mund të shkarkoni aplikacione falas ose me pagesë të kamerës nga Google Play™ ose
burime të tjera. Para se të nisni shkarkimin, sigurohuni që keni një lidhje funksionuese me
internetin, mundësisht nëpërmjet Wi-Fi®, për të kufizuar tarifat e trafikut të të dhënave.
Për të shkarkuar aplikacione të kamerës
1
Hapni aplikacionin e kamerës.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
TË SHKARKUESHME.
3
Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të shkarkoni dhe ndiqni udhëzimet për të
përfunduar instalimin.
Hapja e shpejtë
Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.
Vetëm hape
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën kur ekrani është i kyçur, duke shtypur për pak çaste
tastin e kamerës.
Hape dhe fotografo
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të nxirrni automatikisht një foto kur ekrani është i
kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.
Hape dhe regjistro videon
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të filloni të regjistroni një video kur ekrani është i
kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.
Joaktiv
Gjeoetiketimi
Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.
Marrja me prekje
Identifikoni një zonë të fokusit dhe pastaj prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotoja
nxirret sapo të hiqni gishtin.
Tingulli
Zgjidhni të aktivizoni ose të çaktivizoni tingullin shkrepës.
91
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Ruajtja e të dhënave
Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në
hapësirën ruajtëse të brendshme.
Hapësira ruajtëse e brendshme
Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.
Karta SD
Fotot ose videot ruhen në kartën SD.
Balanca e të bardhës
Ky cilësim, i cili është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë, rregullon
balancën e ngjyrës sipas kushteve të ndriçimit. Ai ju lejon po ashtu të rregulloni
manualisht ekspozimin në diapazonin -2,0 EV deri në +2,0 EV. Për shembull, mund të
rrisni ndriçimin e imazhit ose të ulni ekspozimin e përgjithshëm duke trokitur lehtë
përkatësisht te kontrollet plus ose minus kur shfaqet ikona e cilësimit të balancës së të
bardhës .
Automatike
Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.
Inkandeshente
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.
Fluoreshente
Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.
Dritë dite
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.
Me re
Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.