Sony Xperia M2 Aqua - Bateria dhe menaxhimi i energjisë

background image

Bateria dhe menaxhimi i energjisë

Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Mund të rregjistroni konsumin e baterisë tuaj dhe të

shihni se cilat aplikacione janë duke përdorur pjesën më të madhe të energjisë. Mund të

hiqni ose të kufizoni aplikacionet dhe të aktivizoni një numër të regjimeve të kursimit të

energjisë për të përdorur më gjatë baterinë tuaj. Gjithashtu mund të shihni një vlerësim

21

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

sesa kohë ka mbetur tek bateria dhe të rregulloni cilësimet e baterisë tuaj për të

përmirësuar rendimentin dhe për të bërë që bateria juaj të zgjasë më shumë.

Për të menaxhuar konsumin e baterisë

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Konsumi i energjisë nga

aplikac.. Një pamje e përgjithshme shfaqet duke treguar aplikacionet që kanë

nivele të larta të trafikut ose që nuk i keni përdorur për një kohë të gjatë.

3

Rishikoni informacionin, pastaj veproni si kërkohet, për shembull, për të çinstaluar

një aplikacion ose për të kufizuar përdorimin e tij.

Për të parë se cilat aplikacione përdorin pjesën më të madhe të baterisë

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Përdorimi i baterisë.

Për të parë kohën e përafërt baterisë

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

Regjimet e kursimit të energjisë

Ka disa regjime të kursimit të energjisë të disponueshme për t'u përdorur nga ju, nëse

dëshironi që bateria juaj të zgjasë më shumë:

Regjimi STAMINA Çaktivizon Wi-Fi®dhe të dhënat celulare kur ekrani është i çaktivizuar, dhe kufizon

funksionimin e harduerit. shfaqet në shiritin e gjendjes kur është duke u zbatuar ky
regjim.

Mod. bateria e

rënë

Modifikon sjelljen e pajisjes tuaj, për shembull, për të rregulluar cilësimin e ndriçimit dhe

të kohës së çaktivizimit të ekranit, kur niveli i baterisë bie nën një përqindje të caktuar.

shfaqet në shiritin e gjendjes kur është duke u zbatuar ky regjim.

Radhit të dhënat e

sfondit

Optimizon trafikun në dalje kur ekrani është joaktiv duke dërguar të dhëna në intervale të

paracaktuara.

Për të aktivizuar një regjim të kursimit të energjisë

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Për të aktivizuar regjimin tuaj të preferuar, zgjidhni emrin e regjimit dhe trokitni lehtë

çelësin aktiv-joaktiv për të aktivizuar regjimin e zgjedhur, nëse duhet.

Pamja e përgjithshme e tiparit të regjimit STAMINA

Regjimi STAMINA ka disa tipare që ju lejojnë të optimizoni funksionimin e baterisë:

Në gatishmëri të

zgjatur

I parandalon aplikacionet të përdorin trafikun e të dhënave duke çaktivizuar Wi-

Fi®dhe të dhënat celulare kur ekrani është joaktiv. Mund të përjashtoni disa

aplikacione dhe shërbime që të mos ndërpriten kur ky tipar është aktiv.

Ora e regjimit

STAMINA

I mban të ndërprera lidhjet e rrjetit në situata kur shtypni shpesh tastin e energjisë

për të kontrolluar kohën.

Përdorimin e zgjeruar Kufizon funksionimin e harduerit kur jeni duke përdorur pajisjen tuaj.

Për të aktivizuar tiparet e regjimit STAMINA

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë, pastaj trokitni lehtë

mbi

Regjimi STAMINA.

3

Aktivizoni regjimin STAMINA nëse është i çaktivizuar.

4

Zvarritni rrëshqitësit pranë tipareve që dëshironi të aktivizoni dhe më pas trokitni

lehtë

Aktivizo, nëse ju kërkohet.

22

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të përzgjedhur se cilat aplikacione të ekzekutohen në regjimin STAMINA

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë, pastaj trokitni lehtë

mbi

Regjimi STAMINA.

3

Aktivizoni regjimin STAMINA nëse është i çaktivizuar.

4

Sigurohuni që veçoria

Në gatishmëri të zgjatur është e aktivizuar dhe më pas

trokitni lehtë

Apl. aktive në gjendje gatishmërie > Shto aplikacione.

5

Lëvizni majtas ose djathtas për të parë të gjitha aplikacionet dhe shërbimet, pastaj

shënoni kutitë përkatëse të shënimit për aplikacionet që dëshironi të përdorni.

6

Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi

U krye.