Informacioni ligjor
Sony D2403/D2406
Ky udhëzues përdorimi botohet nga Sony Mobile Communications Inc. ose nga filiali i tij lokal, pa asnjë garanci.
Përmirësimet dhe ndryshimet në këtë udhëzues përdorimi, të imponuara nga gabimet e shtypit, pasaktësitë e
informacionit aktual ose përmirësimet e programeve dhe/ose të pajisjeve, mund të bëhen në çdo kohë dhe pa
paralajmërim nga Sony Mobile Communications Inc.. Sidoqoftë, ndryshimet e tilla do të përfshihen në edicionet e
reja të këtij udhëzuesi përdorimi. Të gjitha ilustrimet janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos pasqyrojnë
saktësisht pajisjen aktuale.
Të gjitha produktet dhe emrat e kompanive të përmendura këtu janë markat tregtare ose markat tregtare të
regjistruara të pronarëve të tyre përkatës. Të gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.
Të gjitha të drejtat, që nuk jepen posaçërisht këtu, janë të rezervuara. Për më shumë informacion, vizitoni
www.sonymobile.com/us/legal/.
Ky udhëzues përdorimi mund të ketë si referencë shërbime ose aplikacione të ofruara nga palë të treta. Përdorimi i
programimeve ose shërbimeve të tilla, mund të kërkojë një regjistrim të veçantë te pala e tretë ofruese dhe mund t'u
nënshtrohet kushteve shtesë të përdorimit. Për aplikacionet që përdorët në ose nëpërmjet një sajti uebi të një pale
të tretë, rishikoni në fillim kushtet e përdorimit dhe politikën e zbatueshme të privatësisë të sajteve të tilla të uebit.
Sony nuk garanton disponueshmërinë ose funksionimin e asnjë sajti uebi apo shërbimi të ofruar nga palët e treta.
Pajisja juaj celulare ka aftësinë të shkarkojë, të ruajë dhe të përcjellë përmbajtje shtesë, për shembull, tonet e ziles.
Përdorimi i një përmbajtjeje të tillë mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar nga të drejtat e palëve të treta, duke
përfshirë, por pa u kufizuar në kufizimin sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtat e autorit. Për përmbajtjet shtesë
që shkarkoni në pajisjen tuaj celulare ose që përcillni nga ajo, plotësisht përgjegjës jeni ju dhe jo Sony. Para se të
përdorni çdo përmbajtje shtesë, verifikoni nëse përdorimi i synuar nga ju është licensuar siç duhet ose është
autorizuar ndryshe. Sony nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e çdo përmbajtjeje shtesë ose të çdo
përmbajtjeje tjetër nga palët e treta. Sony nuk mund të jetë përgjegjës në asnjë rrethanë, për përdorimin e gabuar
nga ju të përmbajtjeve shtesë ose të përmbajtjeve të tjera nga palët e treta.
Për më shumë informacion, vizitoni
www.sonymobile.com.
Ky produkt mbrohet nga disa të drejta të pronësisë intelektuale të Microsoft. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e
teknologjive të tilla jashtë këtij produkti pa një licensë nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjes përdorin teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të Windows Media (WMDRM) për
të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje përdor softuerin WMDRM
për qasjen në përmbajtjet e mbrojtura me WMDRM. Nëse softueri WMDRM nuk arrin ta mbrojë përmbajtjen,
pronarët e përmbajtjes mund t'i kërkojnë Microsoft të revokojë aftësinë e softuerit për të përdorur WMDRM-në për
riprodhimin ose kopjimin e përmbajtjeve të mbrojtura. Revokimi nuk ndikon në përmbajtjet e pambrojtura. Kur i
shkarkoni licensat për përmbajtjet e mbrojtura, ju pranoni që Microsoft mund të përfshijë një listë revokimi me
licensat. Pronarët e përmbajtjeve mund t'ju kërkojnë ta përmirësoni WMDRM-në për qasjen në përmbajtjet e tyre.
Nëse refuzoni një përmirësim, nuk do të jeni në gjendje të qaseni në përmbajtjen që kërkon përmirësimin.
Ky produkt licensohet sipas licensave të portofolit të patentave MPEG-4 pamore dhe AVC, për përdorim personal
dhe jotregtar të një konsumatori për (i) shifrimin e videove në pajtim me standardin pamor MPEG-4 ("video
MPEG-4") ose standardin AVC ("video AVC) dhe/ose (ii) deshifrimin e videos MPEG- 4 ose AVC që ishte shifruar
nga një konsumator, i cili merret me një veprimtari personale jotregtare dhe/ose ishte siguruar nga një ofrues
videosh të licensuar nga MPEG LA për të ofruar video MPEG-4 dhe/ose AVC. Asnjë licensë nuk jepet ose nuk do të
nënkuptohet për çfarëdo përdorimi tjetër. Informacione shtesë, duke përfshirë çka lidhet me përdorime dhe
licencime promocionale, të brendshme dhe tregtare mund të merren nga MPEG LA, L.L.C. Shihni
www.mpegla.com. Teknologjia dekoduese MPEG Layer-3 është licensuar nga Fraunhofer IIS dhe Thomson.
SONY MOBILE NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS PËR ASNJË HUMBJE, FSHIRJE DHE/OSE MBISHKRIM TË TË
DHËNAVE PERSONALE OSE SKEDARËVE TË RUAJTUR NË PAJISJEN TUAJ (DUKE PËRFSHIRË, POR PA U
KUFIZUAR TE KONTAKTET, PJESËT MUZIKORE DHE FIGURAT), QË SHFAQEN PAS ÇDO PËRDITËSIMI TË
PAJISJES TUAJ NËPËRMJET CILËSDO PREJ METODAVE TË PËRSHKRUARA NË KËTË UDHËZUES PËRDORIMI
OSE DOKUMENTACION. PËRGJEGJËSIA TOTALE E SONY MOBILE OSE FURNIZUESVE TË TIJ PËR ÇDO OSE
TË GJITHA DËMET, HUMBJET DHE SHKAQET E VEPRIMEVE (NË KONTRATË OSE JASHTË KONTRATE, DUKE
PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË NEGLIZHENCËN OSE NË NJË MËNYRË TJETËR) NUK DO TA KALOJË NË
ASNJË RAST SHUMËN QË KENI PAGUAR NË TË VËRTETË PËR PAJISJEN TUAJ.
© 2015 Sony Mobile Communications Inc.
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
140
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.